Meta i përgjigjet Ramës: Secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij

Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët. Meta foli për ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të cilat i ka kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Meta renditi para medias, të gjitha pyetjet, për të cilat i kishte kërkuar opinion, ‘Venecias’.

“Ju njoha kryesisht me pyetjet, do t’i keni më pas në faqen e Presidencës, i tha Presidenti gazetarëve.

“Dua ta nis me një apel për qeverinë, por edhe për grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe për naftëtarët, për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme dhe të arsyeshme pa u përshkallëzuar kjo situatë për shëndetin e tyre.

Është shumë e rëndësishme që të bëhet çdo përpjekje me mirëbesim dhe të jepen garancitë e duhura për këtë çështje të rënë sociale dhe humanitare para se mund të kemi pasoja me shëndetin e tyre.

Unë jam këtu si President për të garantuar zgjedhje me standarde aq më tepër që Shqipëria ka kryesinë e OSBE, është vend anëtar i Europës dhe që ka disa kushte për çeljen e negociatave dhe të një vendi që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të zhvillohen zgjedhje.

Se si do të sillet mazhoranca mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye pse të mos shpresoj në ndonjë reflektim të tyre.

Më vjen keq që nuk kanë lexuar 81 faqet e përgatitura nga presidenti po u përgjigjën  menjëherë.

Megjithatë secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Ato të presidentit kanë qenë dhe janë transparente”, tha gjatë fjalës së tij presidenti Meta.

Exit mobile version