Meta: Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin si President për zgjidhjen e krizës!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga Pogradeci në lidhje me krizën politike ku është përfshirë vendi.
Sipas Metës kjo krizë nuk është e re dhe arsyet i ka dhënë edhe më parë. Meta është shprehur se për krizen aktuale jam gati të dorëzoj mandatin e presidentit.
“Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin tim si President Sakrifica që të mos instalohet një juntë ushtarake. Kriza zgjidhet me dialog dhe përpjekje. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore. Jam gati të sakrifikoj jetën time si Salvador Allende”, është shprehur presidenti Ilir Meta në Pogradec.
Meta është shprehur më tej se, Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor, moral.
“Nuk kemi gjykatë kushtetuese, kriza është e qëllimshme, po cënohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshem dhe i papranueshem. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjen mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor, moral.
Mund të thirren 1 milionë shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën. Pasojat e kësaj krize mund të jenë të rënda për Shqipërinë.
Presidenti ndodhej në Pogradec në kuadër të fushatës Kombëtare për dhurimin e gjakut, ndërsa nuk iu ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve për çështjet e aktualitetit”, u shpreh Presidenti Meta.

protesta 11 1

Artikulli paraprakHelmohen 11 nxënës në Bulqizë pas eksperimentit në laborator
Artikulli tjetërProtestuesi i Unazës së Re: “Nuk pati bythë Erion Veliaj për të na përçarë dhe jo Dhimitraq Ziu”…