Presidenti Meta ktheu sot në parlament ligjin për rivlerësimin e forcave të policisë, pasi nuk plotëson kushtet për një vetting të paanshëm dhe vë policinë nën kotrollin e qeverisë
Sipas letrës shoqëruse të presidentit, ligji i propozuar nga ish-ministri Xhafaj dhe miratuar nga shumica socialiste në kuvend, krijon bindjen se
“qëllimi real i qeverisë është për ta kontrolluar këtë proces [të vettingut të policëve] nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë.”
Tjetër problem që Presidenti Meta thekson është “mundësia e vonimit pa afat të procesit të vlerësimit”:
“Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), krijon terren që ky proces të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor, apo shantazhues për gjithë strukturën policore, çka mund të sjellë një situatë shqetësuese në këtë strukturë. Konkretisht, mospërcaktimi i afatit se kur përfundon procesi vetting mund të sjellë:
a) rrezikun e ndikimit dhe presionit të vazhduar ndaj veprimtarisë së përditshme të forcave policore;
b) mund ta zgjasë kohën e qëndrimit brenda forcave policore të individëve që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit
dhe Gardës së Republikës dhe që, për shkak të profilit të tyre, janë lehtësisht të shantazhueshëm;”