Meta: MAFIA urdhëroi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, krim Kushtetues!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për prishjen e Teatrit Kombëtar. Meta ka hedhur akuza të forta, duke folur për “MAFIEN në pushtet”.

“MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri“, shkruan Meta.

Postimi i Metës

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

Artikulli paraprakReagimi i regjisorit të njohur: Sot u vendos diktatura, Presidenti të shpërndajë Parlamentin
Artikulli tjetërVideo/ Berisha: Barbaria kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit si genocidi fetar i vitit 1967!