Meta në paraburgim, gazetarja Banushi: Në seancë akuzoi si mashtrues Krajën dhe fyeu Dumanin! Mërtiri: Prokuroria nuk ka më frikë të godasi në nivele të larta

Arrestimi i Ilir Metës u vijua të diskutohej në ‘Studio Live’ në Report Tv pasditen e sotme. Gazetarja Keti Banushi dha më shumë detaje se ç’ndodhi dje gjatë seancës në GJKKO kur Meta u njoh me masën e arrestit në burg.

‘Që prej të dielës ka filluar SPAK të jetë aktiv me dosjet. Kishte ardhur koha si për zotin Meta si për Çyrbja dhe për Berishën që është në seancë paraprake. Kanë qenë kërkesa GJKKO-së dhe gjyqtari e mbajti 12 ditë, mori kohën për kërkesat e arrestimit. SPAK ka çuar kërkesën në gjykatë në datën 9 dhe ka dalë prej andej në datën 20 dhe më 21 u bë ekzekutimi. Është gjykata që merr kohën e nevojshme. Nuk janë vendime të lehta.’

Meta që tashmë ndodhet tek paraburgimi 313, ditën e djeshme nuk la pa fyer prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Arben Kraja.

Keti Banushi: Politikani i parë që goditet nga Sky Ecc
‘Dje u bë verifikimi i masës së sigurisë. Janë persona në hetim. Seanca ka nisur me tensione. Meta ka qenë i tensionuar me të gjithë prokurorët. Ka qenë Kraja që ka relatuar se masa u bë konform rregullave kjo e ka irrituar Metën i cili pasi ka akuzuar si mashtrues Arben Krajën. Dhe ka akuzuar kreun e SPAK me të njëjta shprehje si më herët.

Ka patur fyerje dhe kërcënime. Ai i ka thënë ta kam vath në vesh shihe çdo të të bëj. Seanca për 3 orë u shty dhe më pas ka qenë ndryshe qëndrimi i Metës duke u marrë me akuzat duke mbajtur qëndrimin e tij për CEZ/DIA. Vërtetë ishe dosje që hetohej që në 2019, ishte e vështirë për të gjetur prova. Ismailaj shumë herë nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme.’

‘Është tek paraburgimi 313. Qëndrojnë pranë banesave. Meqë familjen e ka në Tiranë u mendua të qëndrojë tek 313.’ tha Banushi.

Ermal Hasimja theksoi për Arbër Hitajn se duket një lloj selektiviteti në goditjet e SPAK.

‘Arrestimi i Metës pritej, drama ishte përgatitur. Forma që u zgjodh ishte e panevojshme dhe e mori vëmendjen. Duket, që ka një lloj selektiviteti tek arrestimet. Edhe po të krahasosh tek akuzat që kanë dalë, duken qesharake në përmasat e tyre në raport me skandalet e përjavshme këto vitet e fundit. Merr një tjetër dritë ky arrestim i Metës. Duket si i dalë nga radha. Është drejtësia ajo që vendos. Nuk ka qarkullim elitash, kemi rrallim elitash. Nuk kemi ndonjë zëvendësim të figurave kryesore. Ajo që është risi kemi një drejtësi që fut në burg politikanë të kalibrit të lartë. Të jep një lloj shprese por shoqërohet me dyshimet e veta.’

Për Ergys Mërtiri arrestimi i Metës ishte e pritshme, ndërsa e quan absurde të merremi prej 4 ditësh me mënyrën si u arrestua Meta.

‘Arrestimi diçka e pritshme. Për më shumë se një vit është folur, u kuptua nga sjellja e Metës. Gjuha e tij jonormale, gjuhë gangsterë, kërcënimet që i bën kujtdo. Kuptohet se një problem kishte me SPAK. Arrestimi ishte fare pranë. Problemi që prej 3 ditësh mediat merren me një detaj pa rëndësi. Si u arrestua? Dhe debati bëhet pa asnjë lloj fakti. U mor me forcë Meta por askush nuk thotë nëse i është paraqitur vendimi zotit Meta.

Shoh që zoti Meta ka folur me një gjuhë agresive, nuk ka aspak çudi që këtë sjellje ta ketë bërë edhe gjatë arrestimit. Nëse presidenti i republikës ka refuzuar urdhërin e arrestimit pa tjetër që do merret me forcë. Është pa sens të merresh 4 ditë. Ky ishte lajm i pakonceptueshëm më parë. Kemi një prokurori që nuk ka frikë të godas në nivele të larta. E them me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim.’

Ndërsa për Fatbardh Kadillin ky është momenti kulmor i këtyre viteve për drejtësinë.

‘E shoh si moment kulmor nga ajo që ka nisur këto vitet e fundit. Si çdo opozitar kam besuar që në ditët e para që ne si opozitë nuk kemi aleatë më të fortë se reforma në drejtësi. Ia kam thënë zotit Basha që nuk kemi aleatë më të mirë. PD dhe opozita sot duhej të duartrokisnin SPAK, është një arritje për reformën në drejtësi. U prekën peshqit e mëdhenj. Është fitore e gjithkujt që ka dëshiruar të bëjë politikë në mënyrë të ndershme dhe dinjitoze. Na u bën modele ata që ishin me pantallona me arna, pastaj u bënë milionerë me banjo për macet. Shohim përditë zyrtarët që janë të korruptuar, a do jetë e zonja reforma në drejtësi ti nxjerri fajtor? Të urojmë të vazhdoj.’

Exit mobile version