Presidentin Ilir Meta u shpreh gjatë bashkbisedimit me gazetarët se, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe opozita në tërësi meritojnë notën 10 për sjelljen gjatë pandemisë.
Sipas presidentit, Basha dhe ekspertët e PD-së kanë qenë 5 hapa para qeverisë së Edi Ramës.
Si mund të akuzohet, kur opozita dhe ekspertët e saj, kanë qenë 5 hapa para qeverisë, që para nisjes së pandemisë, gjatë pandemisë dhe tani.
Në sjelljen e tyre për pandeminë, kanë qenë ekselentë dhe vazhdojnë të jenë të përgjegjshëm.
Treguesit janë mjaft problematik, këtë besoj se e ndjen kushdo, nuk mund të vazhdojmë duke manipuluar të dhënat. E ftoj qeverinë të reflektoj, të bashkëpunojë me opozitën sepse ka ekspertë mjaft të zot.
Opozita ka notën 10 për përgjegjshmërinë gjatë pandemisë.
Opozita edhe të ishte në qeveri, mund të mos kishte ç’të bënte më shumë’, është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij me gazetarët.