Replikat me Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me menaxhimin e pandemisë në vendin tonë vijojnë në rrjete sociale. Ishte Meta që i bëri thirrje qeverisë të marrë në kontroll situatën dhe i sugjeroi se çfarë të bënte, ndërsa Rama iu përgjigj duke i thënë se ëndrrat për pushtet së bashku me Kryemadhin, Bashën dhe Berishën i ka mbetur tek katastrofa shëndetësore.
Nuk vonoi përgjigjja e Metës, i cili i rikthesoi sërish se çfarë duhet të bëjë qeveria dhe i kujton premtimet në lidhje me shëndetësinë falas.
Reagimi i Metës:
“Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”