Presidenti Ilir Meta publikoi një spot, për të cilin tha se është spoti i parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.
Spoti i publikuar nga Meta, tregon se, “si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”.
Në mbi tetë minuta video, Meta shpjegon të gjithë procesin e asaj që ka ndodhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Meta e ka paditur Dvoranin dhe sot ishte në prokurori për këtë qëllim.