Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga fokusi i diskutimit të tij me homologun slloven, Borut Pahor.

Meta thekson se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave dhe se të njëjtin qëndrimin i ka shprehur edhe presidenti slloven.

Kreu i shtetit thekson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Artikulli paraprakRama sulmon Bashkimin Europian në Firence dhe e thotë me gojën e tij: Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE!
Artikulli tjetërMerr flakë makina te Liqeni Artificial