Meta: Rama do të ikë, po i çon socialistët në një betejë për jetë a vdekje për interes të oligarkëve

Presidenti i vendit Ilir Meta i pyetur nga gazetarët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat mazhoranca thotë se do t’i miratojë e vetme nëse nuk ka konsensusin e opozitës së Bashkuar, foli me tone të ashpra drejtuar kryeministrit Rama.

Ai tha se Rama nuk përfaqëson PS, por një sekt dhe se humbjen e tij personale ka gjasa të kthejë në një tragjedi për vendin, raporton “BalkanWeb”.

“Unë edhe pse jam President i Republikës në bindjet e mia jam socialist siç kam qënë në ‘91 dhe ‘92. Pavarësisht se jam President tani e më duhet të respektoj Kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra, por një sekt që ka shfarosur cdo gjë të mirë që PS ka bërë në këto vite.

Një sekt që do të zërë për gryke PS dhe socialistët, i sponsorizuar sigurisht, është një mashtrim i madh ajo që bën kryeministri, që i nxit socialistët në një betejë për jetë a vdeje për interes të oligarkëve, bandave që kontrollojnë direkt apo indirekt shtetin e të tutorëve politikë që nuk duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Socialistët nuk i solli në pushtet Rama, ai solli bandat. Kanë qënë socialistët që e morën Ramën nga refugjat dhe e bënë ministër. Ato lojërat me kodin t’i lërë, se është i pashpresë në rast se humbjen e tij kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë”, u shpreh Meta.

Presidenti shtoi ndër të tjera se kryeministri duhet: “Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Ai duhet të bëjë listat e hapura. Unë ju siguroj që ai nuk e bën këtë gjë, ishte mashtrim për të prishur 5 qershorin, i dëshpëruar që e firmosi opozitamarrëveshjen Rama bëri këtë lëvizje. Ai nuk i do listat e hapura se i del nga kontrolli PS. Unë s’kam interes të hyj në këtë çështje, por s’mund të rri indiferent. Kam kaq kohë që paralajmëroj që nuk hapen negociatat po su bë kjo dhe po su bë ajo, shampanjë këtu, u hapën për herë të dytë a të tretë negociatat. Në politikë fiton apo humbet si në sport. Ai është koha të ikë, të mbledhë forcat dhe ta përballojë me sa dinjitet të ketë rezultatin që ka grumbulluar me qeverisjen e tij”.

Exit mobile version