Meta-Ramës: Nuk ka marifet që të shpëton me 25 prill, zbato 5 qershorin

Presidenti Ilir Meta reagon pas statusit të kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se “programi i PD është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Kreu i Shtetit i bën thirrje Ramës të lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit, ndërsa shton me tone të ashpra se nuk ka formulë e marifetë që e shpëton kryeministrin nga data 25 prill.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shprehet Meta.

Artikulli paraprakBasha: Qeveria ka Para. Dje i hoqi bujqësisë 1.8 milionë dollarë për t’ia dhënë aferës mafioze të inceneratorëve! Plani ynë duhet zbatuar menjëherë!
Artikulli tjetërTë zhdukurit nga komunizmi/ Nisin gërmimet në afërsi të burgut të Burrelit për eshtrat e italianit Giussepe Terrusi