Meta-Ramës: Nuk të takon të jesh protagonist i provokimit të një shteti paralel

Pyetje: Pse 13 tetori? Nëse kryeministri nuk do e pranojë kush do të jenë hapat? Kryeministri në twitter deklaroi se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor.

Ilir Meta: Unë besoj se dhashë shpjegimet e duhura për momentin, edhe ky është moment i ri i panjohur dhe i papritur dhe ende i paasimiluar mirë. Shpresoj në reflektimin e të gjithëve.

Axhenda ime nuk është axhenda Rama ik! Por më e thjeshtë: “Edi Reflekto!” Nuk i takon atij të jetë protagonist i një të diele ndarëse mes shqiptarëve dhe një provokimi të shtetit paralel.
Ju kujtoni se unë jam kaq i pashpresë se ai nuk do të reflektojë?! Kemi kohë, kemi orë kemi ditë. Të gjithë kanë nevojë të reflektojnë, sepse njerëzit janë të shqetësuar.

Meta: Unë di të ndaj Republiken me Moniken
Ilir Meta: Më vjen shumë keq për reagimin e tij por në asnjë moment nuk do humbas qetësinë. Unë nuk e kam për turp që jam burri i Monikës. Ai e di më mirë se kushdo që detyrat që kam pasur di të ndajë anën shoqërore e familjare me anën institucionale.

Për mua tjetër gjë është Republike dhe tjetër Monika. Dua ti bëj të qartë se axhenda ime është axhenda e presidentit të Republikës, vend anëtar i NATO-s, që të dielën që vjen nuk do të dalë nga rruga europiane.

Axhenda ime nuk është as axhenda të gjithë pushtetin sovjetëve, as axhenda Rama ik e Lulit Monës dhe Doktorit. Axhenda ime në raport me kryeministrin është e thjeshtë: Reflekto. Ashtu sikur unë jam në gjëndje të bëj dallimin mes atij dhe Monikës edhe atij i kam kërkuar që duhet të bëjë dallimin mjaft të rëndësishëm mes atij si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryetar i PS-së

Exit mobile version