Meta reagon ndaj paketës “antishpifje” të Ramës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me paketën “antishpifje” që kërkohet të miratohet ditën e nesërme në parlament.

Sipas Metës nuk ka nevojë që Shqipëria të ketë rekorde të tjera negative ndërkombëtare. Sipas Metës shqetësimet e partnerëve dhe gazetarëve tanë, duhet të dëgjohen me vëmendje dhe përgjegjshmëri.

“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!

Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, shkruan Meta.

Exit mobile version