Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reguar ndaj sulmit shtetorër nf=daj Syri.net dhe Syri.Tv. Në ragim thuhet se, “Presidenti i Republikës lir Meta po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj mediave të pavarura Syri.net dhe Syri TV”.
Kreu i shtetit shprehet në reagimin e tij se, çdo sulm ndaj medias, është sulm ndaj demokracisë.
Reagimi i plotë
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj mediave të pavarura Syri.net dhe Syri TV.
Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.
Duke sjellë në vëmendje konkluzionet alarmante të raporteve të fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, sipas të cilave media sot në Shqipëri është më pak e lirë dhe e pavarur, Presidenti i Republikës përsërit thirrjen e tij publike për të ndaluar të gjitha sulmet verbale e fizike, presionet e shantazhet ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.
Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike.
Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Tij të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë, duke garantuar se do të jetë në krah të misionit të tyre, në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik.