Meta: Rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar!

Presidenti Ilir Meta ka theksuar me forcë për rëndësinë e numërimit dhe të rinumërimit të çdo vote të pavlefshme në votimin e 25 Prillit, për të rritur besimin e qytetarëve.

Meta ka bërë një analizë krahasuese të votave të tilla në dy palë zgjedhjet e fundit në Shqipëri, ku numri i fletëve të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021 spikat çuditshëm si jashtëzakonisht i lartë.

“Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë”, thekson Presidenti në mesazhin që ka publikuar sot në Fb së bashku me të dhënat krahasuese.

Reagimi i Presidentit Meta

Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme. Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme. Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.

Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.

Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.

Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.

Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor.

Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 2021.

1

2

Artikulli paraprakPD Fushë-Krujë: Të bashkuar me kryetarin Lulzim Basha, asgjë nuk do të na ndalë!
Artikulli tjetërPas presionit të Ramës, dhunohet qytetari që filmoi dëshminë e blerjes së votave nga PS