Meta takohet me vëzhguesit ndërkombëtarë të votimeve

Presidenti Meta është takuar sot me vëzhguesit ndërkombëtarë të votimeve. Meta tha se vëzhguesve ndërkombëtarë të votimeve u kishte përlqyer shumë Shqipëria ndaj kishin kërkuar të bënin një foto me Presidentin e vendit.
“Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda🇳🇱 dhe Katerinën nga Gjermania.
Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.
Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria.
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit”, shkruan Meta në një postim në facebook.

Artikulli paraprakNë 6 bashki më shumë vota se votues! Provohet zyrtarisht si Rama mbushi kutitë dhe manipuloi rezultatin
Artikulli tjetërIsa Sakja-Topallit: Je bërë barcaletë, ke kapur fundin si qenie politike