Meta takon heroin e 2 Korrikut ’90, i cili me “Skodën” e tij shembi murin e ambasadave

Presidenti Ilir Meta kpriti në një takim sot, Ylli Bodinakun, i cili në 2 Korrik 1990 me makinën e tij shembi murin e ambasadave, veprim që do të pasonte me dyndjen e qindra qytetarëve drejt tyre.

Meta shkruan në një postim në Facebook se, Bodinaku edhe pse me djalin e tij 3 muajsh në krah, nuk iu tremb vdekjes, duke dhënë për gjithë të tjerët një shembull frymëzimi, rrëzimi i çdo muri që na ndante asokohe nga Europa.

Postimi i Presidentit Meta

Një takim i ngrohtë me Ylli Bodinakun, heroin e ngjarjeve të 2 korrikut 1990, i cili me “Skodën” e tij, hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori e izolimi.

I bindur se bashkë me familjen dhe Rikelin në krah, djalin 3 muajsh, mund të shkonte drejt vdekjes, asgjë nuk e ndali Ylli Bodinakun, për të na dhënë të gjithëve një shembull dhe mesazh të madh frymëzimi: Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar.

Artikulli paraprakShqipëria me vdekshmërinë tepër më të lartë në botë për vitin 2020 pas Meksikës dhe Perusë!
Artikulli tjetërRama inspekton për herë të tretë shkollën në Lezhë, duhet të kishte përfunduar në nëtor, por do të inagurohet para votimeve