Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ironizuar fjalën e Ilir Metës se është në gjendje të grumbullojë qindra protestues sërish në shesh. Sipas Bashës këto janë numra të një kaste politike, që i përdor njerëzit si mish për top. Basha tha në Frontline Interview në Report Tv, se do ta çrrënjosin këtë kulturë politike.
“Këta janë sfida kodoshësh të vjetër që nuk kanë lidhje me realitetin. Janë njerëz të mbaruar. Çfarë janë këta i ka rrogëtar nëse u ka falur janë numra të një kaste të vjetër politike që i trajtojnë njerëzit mish për top këtë kulturë politike në do ta çrrënjosim. Nuk ka më të marrë këtu të çoj atje, hajde këtu. Nëse qeveria do të rrezohet vetëm me protesta atëherë do të ishte e thjeshtë, anulonim zgjedhje, anulonim kushtetutën. Ky është model anarkist. Protestat janë një moment presioni.”– tha Basha.