“Një reformë e bazuar në Kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj”, ka qenë mesazhi që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i përcjell dje Përfaqësueses së Lartë të BE, Federica Mogerinit.
Në këtë drejtim u theksua rëndësia e avancimit pa vonesa me zbatimin e reformimit të sistemit të drejtësisë në frymën e bashkëpunimit politik e institucional dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së miratuar me konsensus. Meta u shpreh se, “një reformë e bazuar në Kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj”, me qëllim që Shqipëria të ketë mundësi ta luftojë më mirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe për të krijuar një klimë më të favorshme për investimet e huaja.