Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë tjetër për të marrë insulinën. Ajo mund të merret përmes një pilule ose çokollate pa sheqer, ku eksperimenti ka rezultuar e suksesshme te kafshët.
Një formë e re e insulinës orale e cila së shpejti pritet të testohet te njerëzit, mund të merret si alternativë zëvendësuese e shiringave të insulinës.
Kjo metodë e re do të jetë gati për testim tek njerëzit në vitin 2025.
Ndërkohë, rreth 61 milionë njerëz janë të sëmurë me diabet në Evropë, dhe midis 5 dhe 10 për qind të tyre kanë diabet të tipit 1, që do të thotë se duhet të marrin insulinë çdo ditë për të kontrolluar nivelet e tyre të glukozës në gjak.