Migena Kapllani: Një mësuese përballë politikës së vjetër

“Arsimi është në ditën më të zezë, dhe një zyshë duhet në atë parlament.” Me këtë thirrje, Migena Kapllani, kandidate e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, i jep zë një brezi të nëpërkëmbur: mësuesve, nxënësve dhe qytetarëve të thjeshtë. Në një intervistë të ndjerë, ajo shprehet se nuk mund të ketë shoqëri të shëndoshë pa arsim me dinjitet.

“Nëse shohim gabimin te rinia, jemi në rrugë të gabuar,” thotë Kapllani, duke kërkuar që politika më në fund të dëgjojë zërin e atyre që e njohin shkollën nga brenda. Ajo angazhohet për reforma të thella në sistemin arsimor, për dinjitetin e mësuesit dhe për largimin e ndikimit të politikës nga arsimi.

E mbështetur nga njerëzit që i besojnë punës së ndershme, ajo premton të jetë zëri i tyre kundër padrejtësisë, krimit dhe indiferencës.

#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Intervista e plote:

Artikulli paraprak“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri ishte kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”- Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Artikulli tjetërRrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK paraqet prova të reja! Dorëzon komunikimet në SkyEcc mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit! Shtyhet seanca