Mijëra protestues sulmojnë Parlamentin

Mijëra protstues të revoltuar nga urdhri i qeverisë për ti prishur shtëpitë tek Unaza e Re kanë sulmuar Parlamentin duke u konfrontuar me policinë. Ata kanë kërkuar të hyjnë në Parlament duke deklaruar se Parlamenti është i popullit.
Tensionohet situata në ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa banorët e Astirit janë përplasur me punonjësit e policisë.
Ka pasur hedhje të shashkave dhe tymuesve, teksa banorët po tentojnë që ti afrohen Kuvendit, dhe janë ndeshur në rezistencën e policisë. Hedhja e tymuesve ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje te qytetarët dhe efektivët e policisë.
Banorët e kanë ndezur situatën pas provokimeve që Rama ka bërë nga brenda, duke i përmendur shumë prej tyre në emër. Ata i kanë kërkuar kryeministrit një ballafaqim, duke bërë thirrje që ai të dalë në sheshin e burrave.
Ndërkohë që protestës po i bashkohen dhe deputetët e PD-së, që ishin duke zhvilluar një mbledhje paralele me atë të Kuvendit në Hotel Tirana.
Deklara e Rames
Kujt t’ia marrim rrogën që t’ia japim dëmshpërblimin Xhovalinit nga Laçi që ka 2 godina të tjera në njësinë numër shtatë në Tiranë që I janë legalizuar, një tjetër ndërtesë në Kashar dhe një tjetër në Laç? Kujt t’ia heqim rrogën që të dëmshpërblejmë Ramazanin, që ka katër prona të tjera pa lej? Zoti Ramadan, jo vetëm që ka zënë shtratin e Unazës, po këndon sloganin shtëpia mbrohet me jetë, Ja këta janë.
13 milionë dollarë do të shkojnë për të rritur pagat e 30 mijë punonjësve të arsimit parauniversitar, po për këta të Unazës së Re, kjo duhet itiu hiqet mesuesve dhe ti jepet Agronit nga Elbasani.
Ai e nisi lojën e ndërtimeve pa leje me shtesa në Elbasan dhe erdhi në Tiranë dhe ndërtoi dy godina të tjera në njësinë numër shtatë, ndërsa Pali që ka dy objekte në Paskuqan dhe një tjetër në Kombinat, e ka zënë mbarë Tiranën, mbase ka ardhur dhe këtu sot, po nuk e pashë se dola që ti përshëndesja.

Exit mobile version