Mijëra qytetarë në protestë: Ka nisur rezistenca, nuk tërhiqemi

Një nga organizatorët e tubimit të sotëm, Robert Budina ka hapur fjalimet në sheshin para ministrisë së Brendshme ku tha se kërkohet zbardhje e plotë e shkeljeve që janë bërë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Budina tha se rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për të mbrojtur Teatrin, tregoi problemet që ka demokracia në vend, ndërsa shembja e godinës ishte një mesazh nga ana e qeverisë “për t’ju thënë ju se qytetaria ka vdekur, për t’ju thënë ju se nuk jemi zotër për të mbrojtur të drejtat tona, se ju nuk ekzistoni dhe shqipëria nuk bëhet më”.

“Ne duam të zbardhet kjo ngjarje dhe pse u sulmua gjatë kohës së pandemisë. Do donim që kjo ngjarje të zbardhet sepse godina e Teatrit kombëtar nxori në pah të gjitha problemet e demokracisë shqiptare. Simbolika e Teatrit Kombëtar ishte për demokracinë shqiptare e cila u shemb me ligje anti-kushtetuese. Ne duke qenë se mungojnë institucionet e drejtësisë, e mbrojtëm fizikisht. U gjendem të vetëm përballë tyre.

Shembja në mënyrë mafioze, ishte nga ana e qeverisë një mesazh për t’ju thënë ju se qytetaria ka vdekur, për t’ju thënë ju se nuk jemi zotër për të mbrojtur të drejtat tona, se ju nuk ekzistoni dhe shqipëria nuk bëhet më.

Po ndodh e kundërta, ju keni këtu, ajo ndërtoi me shembjen e godinës një simbolikë edhe më të fuqishme se sa ishte më parë dhe u kthye në një bumerang për qeverinë shqiptare. Një pjesë e aktivistëve, qytetarëve, njerëzve të kulturës jemi këtu për të vënë në pah gjithë vlerat e qytetarisë shqiptare”, tha Budina.

Artikulli paraprakMeta: Hetim ndërkombëtar për shkatërrimin e Teatrit
Artikulli tjetërLubonja: Para gjyqit kjo bandë kriminale e drejtuar nga Rama, Veliaj të dorëhiqet