Mijëra studentë protestojnë para Kryeministrisë, Shqipëria në prag revolte

Tirana po zien nga protestat ditën e sotme. Ndërsa te Kuvendi po protestojnë banorët e Astirit, para Kryeministrisë kanë marshuar qindra studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës. Studentët protestojnë nën moton “Ulni tarifat, rritni buxhetin!” dhe thirrje të tjera si “Jam rini që revoltohem!”, “Arsimit Publik Falas!”, “Refuzoj të jem e ardhmja, që nga sot do jem e tashmja!”
Paralel me banorët e ‘Astirit’, në Tiranë po zhvillohet një tjetër protestë te sheshi ‘Nënë Tereza’.
Janë studentët e Tiranës, të cilët po protestojnë pranë Universitetit Politeknik për një arsim më cilësor.
Fotot janë publikuar nga ish-zv.ministri Taulant Muka, i cili i mbështet, ndërsa shkruan: “E ardhmja e Shqipërisë- bravo që nuk frikoheni dhe kërkoni të drejtat tuaja! Arsimi është mundësia jonë për të krijuar shtetin e së drejtës!”
Ndërkohë, një ditë më parë shkruante se “rinia shqiptare ka shume potenciale, dhe meriton më shumë! Vetëm kur rinia dhe shoqëria shqiptare të kërkojë ndryshimin cilësor në arsim, mund ti kthejmë dinjitetin universiteteve, japim zë intelektualit të vërtetë, zhvillojmë ekonominë dhe sigurinë sociale, dhe ruajmë identitetin tonë kombëtar! Mos qëndro indiferent, Bashkohu dhe ti!”.

Artikulli paraprakFotot e dhunës/ Dy gra të plagosura: ”U goditën me shkop gome në shtyllën kurrizore”
Artikulli tjetërVajza e terrorizuar nga policia: “Pashë tmerr me zy, lashë shkollën për të mbrojtur pronën e babit”