Disa mijëra mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë e kësaj partie, vetëm pak orë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”.
Qytetarët janë mbledhur në oborrin e selisë së PD-së, nga ku ndoshta mund të ketë një përshpejtim të vendimmarrjes përsa i takon zhvillimeve në ditët në vazhdim, deri të premten kur opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare.
Ndërkohë Lulzim Basha mësohet se ndodhet në selinë e PD-së, ndërsa mbështetësit e kanë pritur me ovacione.