Milaim Zeka: Sikur të mos ishte SPAK-u, në Shqipëri as si turist nuk do vija

Analisti Milaim Zeka i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për punën e SPAK-ut dhe Altin Dumanin.

Zeka tha se sot Dumani po bën një sakrificë dhe punë të madhe, sepse po shpëton të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Sikur të mos ishte SPAK-u në Shqipëri, as si turist nuk do vija. Këtu të kanë vrarë partitë politike, të kanë vrarë bandat.

Duhet që edhe ata që do të akuzohen mbase pa të drejtë, ta presin deri në fund drejtësinë, por ama ta mbështesin SPAK-un.

Altin Dumani dhe ekipi i tij po bëjnë një sakrificë shumë të madhe për fëmijët e tij dhe fëmijët tanë që të jetojnë në një vend të sigurt”, thotë Zeka.

Exit mobile version