Nisi në mënyrën më të mirë aventura Christian Brocchi në krye të stolit të Milanit. Kuqezinjtë arritën të merrnin 3 pikë në një transfertë të vështirë përball Sampdorias. Por, festa zgjati pak në Milanelo, pasi humbja ndaj Hellas Verona skuadër, e cila e ka hipotekuar rënien në Serinë B, ka bërë që në shtëpinë e Milanit ujërat të trazohen. Tekniku Brocchi e dinte shumë mirë, se të marrësh nën drejtim Milan në këto momente për ta ringritur dhe për të siguruar një biletë për në Europa League, do të ishte një mision shumë i vështirë, por ndoshta nuk kishte arritur të dallonte se Milani i sotshëm, nuk ishte më skudra e dikurshme. Mungon fryma e grupit dhe vendosmëria në fushën e blertë.
Gjithashtu dhe në aspektin teknik kuqezinjtë lënë shumë për të dëshiruar. Finalja e Kupës së Italisë që do të luhet më 21 maj, shton akoma dhe më shumë ankthin në radhët e “kuqezinjve”. E ardhmja e Christian Brochi ka tre alternativa. E para është nëse Berlusconi vendos t’ja lërë presidencën investitorëve kinezë, janë pikërisht këta të fundit që do të vendosin për të ardhmen e stolit. Alternativa tjetër është nëse, arrin të fitojë ndaj Juventusit në finale, Brochit mund të vazhdojë aventurën e tij tek kuqezinjtë dhe nëse humbet do t’i duhet t’i thotë lamtumirë Milanelos.