Milan ndalet sërish, vetëm barazim në Dall’Ara, komplikohet objektivi Champions

Pas barazimit pa gola me Empolin, Milan ndalet sërish, këtë herë kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një pikë ndaj Bolognas në transfertë, në sfidën që përfundoi 1-1.

Vendasit nga Dall’Ara do mund të ndiznin festën që në minutën e parë. Një aksion model përfundon me gol për të besuarit e Mottas. Asist i Posch për Sansonen, i cili dërgoi sferën pas shpinës së Maignan.

Kampionët, ende në fuqi të Italisë, do ushtronin presion për të vendosur ekuilibrat dhe do shpërbleheshin në fundin e pjesës së parë. Goditje perfekte e Pobegas me të majtën, asnjë shans për Skorupskin.

Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë. Skuadra e Piolit ka 53 pikë dhe është në vendin e katërt (2 pikë më shumë se Interi që nuk ka luajtur ende këtë javë), Bologna gjendet në vendin e tetë me 44 pikë.

Artikulli paraprakKandidatja e PD per Vaun e Dejës, znj. Klomentina Drini, prezantohet me demokratët. Një frymë e re për Vaun e Dejës dhe pushtetin vendor.
Artikulli tjetërMitingu i Partisë së Lirisë në Air Albania, reagon Bejko: Stadiumi gjysmë bosh, shumica e shqiptarëve e refuzon Sali Berishën