Milan po punon për rinovimin e kontratës së mbrojtësit Alessio Romagnoli deri në qershor të 2023 duke i dyfishuar rrogën. Marrëveshja aktuale pritet të skadojë në qershor të 2020 dhe ai ka qenë subjekti i shumë ofertave si brenda ashtu edhe jashtë Italisë. Sipas “Mediaset Premium”, klubi do të blindojë Romagnoli-n që të mos futet në vështirësi në muajt në vazhdim nëse një skuadër e madhe troket në dyert e klubit. Takimi është vendosur me agjentin e tij Sergio Berti për të zgjatur kontratën aktuale të lojtarit deri më 2023. Rroga aktuale e qendërmbrojtësit është 2 milionë euro dhe pritet të shkojë rreth 3.5-4 milionë euro.
Kryesore
Continue to the categoryBasha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...