“Milani i afrohet nivelit të Interit”, Berat Gjimshiti zbulon: Gol në “San Siro”? Si fëmijë…

Atalanta do të luajë ndeshjen e radhës në transfertën e Milanit. Për këtë takim, që do të luhet të dielën në “San Siro”, ka folur Berat Gjimshiti.

 

Kapiteni i Kombëtares shqiptare shprehet optimist për ndeshjen e radhës në Seria A. Gjimshiti deklaroi:

“E parë nga jashtë, është e vështirë të gjykosh. Kanë paguar çmimin për ndryshimet e shumta të trajnerëve dhe lojtarëve. Pavarësisht kësaj, duke para kualitetet individuale, mbesin mes skuadrave më të forta në kampionat, afërsisht me nivelin e Interin.

Ndeshja e së dielës? Çdo ndeshje llogaritet, nuk mendoj se kjo sfidë ndaj Milanit është më e rëndësishme se të tjerat që janë luajtur. Pas humbjes me Interin, humbëm mundësinë që të synojmë titullin, por tani duhet të fokusohemi vetëm te 3 pikët e radhës.

Goli në ‘San Siro’? Si fëmijë luaja përpara, isha më i gjatë dhe ishte kënaqësi të shënoja. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vëretetë është fitorja. Si mbrojtësi mësova të lexoj lëvizjet e sulmuesve dhe kushedi, një ditë do të më ndihmojë që të shënoj një gol vendimtar”, u shpreh Gjimshiti për “L’Eco di Bergamo”.

Artikulli paraprakMarrëveshja për mineralet, Ukraina nënshkruan memorandum mirëkuptimi me SHBA-në! Pritet krijimi i një fondi për rindërtimin e vendit
Artikulli tjetërMë shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende s’ka formuar institucionet e reja! Reagon BE: Formimi i shpejt i qeverisë, thelbësore për të çuar përpara reformat