Newcastle-Milan rezultoi një sfidë tejet emocionuese me futboll të bukur dhe raste të humbura, me kuqezinjtë që arritën të marrin fitoren, por fatkeqësisht pa mundur të vijojnë rrugëtimin më tej. Në St James Park, bardhezinjtë ishin kërkues më tepër gjatë minutave të para, ndërsa golin e gjetën në minutën e 33’ me Joelinton. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazh minimal, ndërsa në të dytën, kuqezinjtë luajtën më mirë.
Në minutën e 59’ Pulisic solli baraspeshën, teksa i sapofuturi në fushën e lojës Cukueze kaloi në avantazh për herë të parë Milanin. Rezultati përfundimtar 1-2, por në anën tjetër Dortmund-Psg u mbyll në shifrat 1-1. Në një pjesë të parë me porta të paprekura, në fraksionin e dytë Adeyemi shënoi për verdhezinjtë, ndërsa Zaire emery barazoi shifrat. Psg ishte pranë fitores, por VAR anulloi golin e dytë që erdhi nga Mbappe. Me këtë rezultat Dortmund dhe Psg kalojnë më tej, Milan në Europa League, ndërsa Newcastle do të përqendrohet në kampionat.
Në përballjet e tjera të luajtura, fitore regjistruan Manchester City, Leipzig, Antëwerp, Atletico Madrid, Celtic dhe Porto. Barcelona u mposht nga ekipi belg, duke regjistruar një rezultat negativ, por pa rrezikuar kualifikimin, teksa ndeshja me më tepër gola ishte Porto-Shakhtar 5-3.