Milani pësoi humbjen e dytë radhazi në Serie A dhe të parën në shtëpi për këtë sezon pasi u befasua nga Udinese. Në “San Siro” friulanët fituan 1-0 falë dhe fatit, ku Perica me goditjen e tij i dha suksesin të tijve.
Kjo ishte fitorja e dytë për Udinesen në këtë kampionat, që ngjitet në kuotën e 6-të pikëve pas 3 javëve të luajtura. Në sfidat e tjera, shiu u shndërrua në një problem me takimin mes Genoas dhe Fiorentinës që u shty, ndërsa u ndërpre për pothuajse 45 minuta dhe sfida mes Romës dhe Sampdorias, që në fund u fitua 3-2 nga verdhekuqtë pas shumë emocionesh. Përpara ndërprerjes, Roma kishte marrë një kryesim të shpejtë me Salah, por Sampdoria me Muriel në të 18-tën dhe Quagliarellën në të 41-tën ktheu ndeshjen në favor 2-1.
Me rikthimin e skuadrave në fushë, pas 60 minutash, Roma arriti të gjejë shpejt barazimin me Dzekon që në minutën e 61-të dërgoi topin në rrjetë për golin e 2-2. Pavarësisht rasteve të krijuara, verdhekuqtë arritën të gjenin golin e fitores vetëm në minutat shtesë me një 11-metërsh të Totit, me Romën që u rikthye te fitorja.