Milani në Europa League

Milani siguroi pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm pas fitores 3-0 në “San Siro” ndaj Bolognës, me të gjitha golat e sfidës të shënuar në pjesën e dytë. Skuadra e Donadonit rezistoi deri në minutën e 69-të, moment kur Deulofeu i shërbyer nga Fernandez realizoi golin e parë.
Vetëm katër minuta më pas Keisuke Honda mposhti portierin Mirante me një goditje spektakolare nga distanca. Në kohën shtesë vulosi fitoren 3-0 të kuqezinjve Lapadula, me Matias Fernandez që edhe në këtë rast bëri rolin e asistuesit.
Atalanta befason 0-1 Empolin në transfertë dhe mban ende të pazgjidhur enigmën e skuadrës së tretë që do të zbresë në Serinë B. Skuadra toskane pjesë e së cilës është mbrojtësi i kombëtares shqiptare Frederik Veseli u ndëshkua nga Gomez që në minutën e 13-të.
Empolit, që ka grumbulluar vetëm një pikë më shumë se Crotone, i duhet fitorja ndaj Palermos në transfertë për të qenë të sigurtë për mbijetesë, ndërkohë që siçilianët do të presin Lazion, me shpresën se do të marrin maksimumin e pikëve, duke shpresuar edhe te ndalesa e toskanëve në “Renzo Barbera”.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërMilan bën goditjen e parë, vjen Musacchio