Milani në shitje për ata që premtojnë investime

Milani në shitje, Milani në duart e Berlusconit. Po kthehet në telenovelë e ardhmja e klubit kuqezi, që prej kohësh kërkon investitorë të rinj, madje i deklaruar edhe për shitjen e aksioneve. Presidenti Silvio Berlusconi gjatë muajve të fundit është hapur shpesh herë për të shitur klubin, por më pas janë bërë hapa prapa. Së fundmi numri një i djallit duket i bindur për të shitur klubin, por duke parë se kush do të jetë blerësi. Në një emision televiziv në Itali, Berlusconi del haptazi duke pranuar vendimin për të shitur aksionet e Milanit. 80-vjeçari ka theksuar se objektivi i tij është të shesë Milanin, por vendimi i tij i fundit si president do të jetë shitja në duart e dikujt që premton investime të mëtejme, dhe të jetë një klub i shëndoshë edhe në të ardhmen.
Madje Berlusconi zbulon disa detaje nga bisedimet e fundit me një studio amerikane që përfaqëson disa kompani kinze, të cilët i janë dukur serioz dhe i kanë propozuar që ai të qëndrojë edhe për 3 vite në krye si president. Shpesh herë në muajt e fundit presidenti i Milanit ka bërë të ditur se një kompani e shëndoshë mund të vijë nga Kina ose nga kompanitë e përpunimit të naftës. Në zyrat e tij kanë ardhur të paktën 12 oferta, të cilat janë shqyrtuar me imtësi, por kushti i vetëm i Berlusconit është i panegociueshëm, kushdo që merr skuadrën duhet ta kthejë në një Milan protagonist, me investime të shumta. Në të kundërt zgjidhja që premton numri një i djallit kuqezi është një skuadër e përbërë me italianë dhe të rinj në moshë.

Artikulli paraprakDani Alves drejt Juves
Artikulli tjetërHandanoviç rinovon me Interin deri në 2019