Milani në udhëkryq

Kinezët i largohen Milanit. Pas bisedimeve në javët e fundit mes investitorëve kinezë dhe shoqërisë ‘Fininvest’ të Silvio Berluskonit, gjërat duket se nuk po ecin në drejtimin e duhur për “Kavalierin”. Mediat italiane shkruajnë se delegacioni kinez i përfaqësuar nga Gancikoff, nuk do të jetë fundjavën e ardhshme në Milano. “Ishte parashikuar jo vetën një takim në ‘Villa San Martino’ për të njohur Berluskonin, por edhe të shtunën në tribunën e ‘San Siros’ për të ndjekur finalen e Champions-it mes Realit dhe Atletikos. Megjithatë, duket se flitet vetëm për një tërheqje, por është e qartë që situata është komplikuar tërësisht”, shkruan “Corriere dello Sport”.
Një nga arsyet e largimit të kinezëve është moskonfirmimi i lidershipit të Berluskonit që ka udhëhequr kuqezinjtë në 30 vitet e fundit.
Maksimumi që i është ofruar atij është roli i presidenti të nderit, por kjo duket se e ka prekur atë më shumë se sa rezultatet e dobëta të Milanit. Më herët, mediat italiane kanë shkruar se kinezët ishin në bisedime me drejtues të Milanit dhe shuma që flitej për kalimin e aksioneve shkonte në rreth 740 milionë euro.
Ndërkohë, Çezare Maldini është gati të kontribuojë për Milanin. Një dashuri e madhe nuk shuhet kurrë. Kjo është arsye që e shtyn shpeshherë Paolo Maldinin t’i “zgjasë dorën” Milanit. Ish-kapiteni ka lëshuar sërish mesazhe dashurie ndaj kuqezinjve, duke u shprehur se është i gatshëm të rikthehet dhe ndihmojë një ekip në krizë.

Exit mobile version