Milani nuk ndalet

Është një Milan që nuk duket se dëshiron të ndalet me Gattuson në drejtim. Ekipi i kuqezinjve, i pamposhtur në vitin 2018, arrin të kapërcejë në finale të Kupës së Italisë, falë penalltive, kundër Lazios. Në finale do të ballafaqohet me Juventusin. Trajneri kuqezi, i intervistuar nga mikrofonët e “Rai Sport”, shpjegoi: “Lazio është një ekip që ka shënuar shumë. Eshtë një nga ata që ka më shumë gola se çdokush tjetër në Europë. Jemi ballafaquar me një skuadër shumë të fortë, e cila ka teknikë dhe fizik. Ne kemi qenë mirë. Immobile nuk ka qenë kurrë në gjendje të gjejë thellësinë, luajtëm si një ekip, duke e ditur se do të vuanim. Milani bëri ndeshjen që kishte përgatitur”. Gattuso ka komentuar gabimin dramatik të Kalinicit, disa sekonda para përfundimit të lojës: “Më duhet të punoj me kokën e lojtarit. Pastaj, e dimë se në futboll mund të bësh gabime. Ai po lufton me një problem fizik, por e ka vënë veten në dispozicion. Eshtë për të ardhur keq që nuk mund ta gjejë golin. Ende po flasim për një kampion”. Mbrojtja e Milanit ka bërë hapa të pabesueshëm përpara, muajve të fundit: Gattuso shpjegon: “Ne punojmë në koncepte, luajmë topin e mbuluar dhe kështu parandalojmë kundërshtarët për të gjetur thellësinë. Këta njerëz besojnë se çfarë po bëjnë dhe e dinë se do t’i thyejnë kundërshtarët deri në qershor. Milani duhet të kthehet në një ekip që ngjall shpresë”.

Tani, shumë po pyesin se cila do të jetë e ardhmja e Gattusos: “Unë nuk jam një trajner i shkëlqyer, kam bërë shumë punë të vështira dhe kam ende shumë për të mësuar. Ende kam për të marrë disa goditje në dhëmbët e mi, kështu që duhet të mësoj. Unë nuk jam askushi, deri tani rruga ime ka qenë e vështirë. Më pëlqen kjo periudhë, për mua është një ëndërr. Kjo është shtëpia ime, do të doja të qëndroja këtu”.
Gattuso dëshironte të ndante meritat edhe me Montellën: “Unë ndryshova diçka, por meritat duhet t’i jepen edhe atij. Ka edhe ai punën e tij në këtë Milan dhe kjo më ka ndihmuar”. Milani tani do të jetë në gjendje të përqendrohet te derbi: “Le të rimarrim energjitë, ne duhet ta ruajmë këtë vendosmëri. Gjithkush duhet të jetë në më të mirën e tij për ta përgatitur një derbi”.

Exit mobile version