Edhe pse mungoi për disa javë prej një dëmtimi, Malik Çau është ndër lojtarët më të përdorur në prapavijën e Milanit si në kohën e Fonsekës ashtu edhe së fundmi me Konseisaon në stol.
Të dielën Milani pret Lacion dhe lidhur me sfidën e radhës, mbrojtësi gjerman ka deklaruar:
“Nuk jemi në një moment të mirë, por duhet të shohim përpara, të punojmë fort dhe ta fitojmë ndeshjen e radhës që është shumë e rëndësishme për ne. Për mua Lacio është si një finale, duhet të fitojmë me qasjen e duhur. Shpesh bëjmë një punë të mirë në mbrojtje, por ndaj Bolonjës humbëm për shkak të gabimeve individuale dhe jo prej taktikave. Duhet të jemi më të kujdesshëm: është çështje vëmendjeje, jo cilësie”.