Milani rikthehet fuqishëm në Serinë A

Pesë vitet e ardhshme janë vendimtare për financat e Milanit. Kupola e re drejtuese e kuqezinjve që udhëhiqet nga Yonghong Li dhe admnistratori i deleguar Marco Fasone, kanë hartuar një plan biznesi për skuadrën, me një afat kohor pesëvjeçar. Gazetari italian i “Il Sole 24 Ore” Carlo Festa, në blogun e tij Insider, ka dhënë detaje në lidhje me ketë plan-biznesi që kanë kuqezinjtë, që do të nisë që nga 2018 dhe do të përfudojë më 2022, ku parashikohet të ketë rritje të të ardhurave nga 206,3 milionë në sezonin 2015-2016, 196 të regjistruara në edicionin 2016-2017, në 273 milionë euro në fund të vitit 2018.
Projekti pesëvjeçar, vazhdon me të ardhura që arrijnë deri në 426 milionë euro në 2019. Çdo fund viti drejtuesit e Milanit kanë parashikuar që buxheti i tyre vetëm të shtohet. 447 milionë në 2020 dhe 486 milionë 2021. Në përfundim të afatit, hartuesit e këtij projekti parashikojnë që në arkat e “Djallit” të kenë shkuar 524 milionë euro. Gazetari Carlo Festa, shkruan se një rritje e tillë do të realizohet falë tregut kinez, në të cilin po krijohet dhe kompania e re Milan China. Sipas plan-biznesit të ardhurat do të shtohet me 90 milionë euro, duke nisur që nga edicioni i ardhshëm. Burime të tjera do të jenë nga pjesa e të drejtave televizive nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane, nga 98 milionë euro që sigurohen momentalisht, në fund të vitit 2022 do të shkojë në 107 milionë.
Gjithashtu pritet dhe shtimi i numrit të sponsorëve, të ardhura nga stadiumi, momentalisht nga biletat e shitura sigurohen 22 milionë euro, parashikimet janë që të shkojnë deri në 40 milionë në fund të 2022. Objektivi tjetër i vënë janë dhe të ardhurat që do të përfitohen nga Champions League. Qëllimi është që në edicion 2018-2019 dhe 2019-2020, Milani duhet të sigurojë që të jetë pjesë e 16 skuadrave më të mira, ndërsa në sezonet 2020-2021 kuqezinjtë duhet të kenë siguruar kulifikimin në çerekfinale dhe 2021-2022 që përkon dhe me fundin e projektit, italianët duhet të jenë në gjysmëfinale. Projekti duket shumë ambicioz, se sa do të jenë shanset, që të gjithë pikat e hartuara të përmbushen me sukses, mbetet për t’u parë.

Exit mobile version