Milani pritet të rifillojë stërvitjet të Premten e ardhshme pasi lojtarët e tyre të testohen për COVID-19.
Klubet e Serie A mund të rikthehen në punë të hënën pasi qeveria italiane vendosi të përfshijë skuadrat sportive në fazën e dytë të përgjigjes së saj kundër koronavirus.
Sidoqoftë, Tuttomercatoweb dhe Calciomercato.com raportojnë se skuadra e Milanit së pari do të testohet për COVID-19.
Testimet duhet të kryhen deri të martën, përpara një rikthimi në stërvitje të enjten ose të premten.
Tani për tani, stërvitjet në Milano do të kufizohen në seanca individuale dhe në fushat në natyrë dhe të distancuar nga njëri-tjetri së paku 2 metra.
Kjo mënyrë stërvitje është e lejuar tashmë të fillojë nga dita e nesërme deri në 17 maj ku do të jepet një vendim tjetër dhe mund të lejohet stërvitja në grup të plotë për të gjithë.
Tashmë pritet të përcaktohet edhe data se kur do të rinisë Serie A, duke parë që edhe situata po shkon drejt normalizimit.
Ditën e diele janë regjistruar 174 vdekje nga koronavirusi në Itali, numri më i ulet që nga 10 Marsi, kur Italia regjistroi 168 humbje të jetës.