Milani thyen një tabu, një fitore e tillë në derbi nuk ndodhte që në kohën e legjendës Ueah

Milani ka fituar sot derbin ndaj Interit me një triumf dramatik, të vulosur vetëm në minutat e fundit të tij. Kuqezinjtë gjetën golin e fitores me anë të Gabia në minutën e 89 të këtij dueli të ethshëm i cili tërheq vëmendjen e të gjithë botës.

Një fitore historike kjo, pasi një gjë e ngjashme nuk ndodhte që nga viti 1999. Pikërisht atëherë Milani kishte fituar për herë të fundit një derbi në të cilin ishte në barazim në minutën e 89-të, për të gjetur më pas golin e fitores.

Asokohe, golin e shënonte legjenda Xhorxh Ueah, ndërsa tani e kishte radhën Gabia që të shkruante emrin e tij në historikun e këtij derbi.

Artikulli paraprakProblemet shëndetësore që shkaktojnë zmadhimin e prostatës, çfarë duhet të keni kujdes
Artikulli tjetërZgjedhjet presidenciale në SHBA, thirrje për ndryshim të ligjeve mbi mediat sociale