Miliona euro për Beshiktashin, klube nga Italia dhe Gjermania pas Ernest Muçit

Ernest Muçi po monitorohet nga klube italiane dhe gjermane. Beshiktashi kërkon plot 10 milionë euro për shitjen e kartonit të sulmuesit, siç raportohet në Turqi.

Kjo shumë përkon me shpenzimin e kryer nga klubi turk te Legia, pikërisht në shkurtin e vitit 2024. Kështu Beshiktashi pretendon të rifitojë shumën e investuar.

Muçi ka luajtur 54 ndeshje në Turqi. Gjatë kësaj kohe ka gjetur rrugën e rrjetës 11 herë dhe ka asistuar 4 gola.

Kontrata e Muçit përfundon në vitin 2027. Kështu edhe Beshiktashi pritet t’i marrë maksimumin në rast të shitjes së kartonit këtë verë.

Artikulli paraprakGjermanët kursejnë shumë, po pse? Shqetësimi për pleqërinë dhe pamjaftueshmëria e pensioneve
Artikulli tjetërShpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur