Miliona euro vjedhje nga Vilma, ish-ministri: Check-upi të fshin edhe kur ke sëmundje…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas raportit të KLSH-së, i cili theksonte se buxheti i shtetit ka pësuar dëme të mëdha në miliona euro, për shkak të konçensionit që qeveria Rama i dha Vilma Nushit.

Manjani e ka quajtur një dështim të plotë, që nuk ka diagnostifikuar asnjë sëmundje.

Postimi i plotë i Manjanit

Check up…

======

Nuk kam dëgjuar asnjë, që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje.

Madje edhe sëmundjet që i dinë njerëzit se i kanë, check up ua fshin…. Kjo kategori dalin disi “të lumtur”.

Kam dëgjuar edhe raste të tjera që 1 muaj pas check up janë diagnostifikuar me kancer.

Nuk kam asnjë ngarkesë negative me kompaninë, por me të gjithë strukturën e shetit që lidhi një kontratë të tillë dhe që nuk e mbikqyr se çbëhet!!!

Raporti i KLSH konfirmon se pavarësisht se analizat e Check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës është paguar me 22 milionë euro, 7 prej të cilave për analiza të pakryera kurrë. Ky abuzim skandaloz është vënë në dukje dhe nga KLSH, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojnë kompaninë sponsorizuese të kryeministrit.

Artikulli paraprakKoha që Partia Socialiste të kalojë në opozitë!
Artikulli tjetërOSBE në Vienë jep alarmin: Qeveria “Rama” po shkel të Drejtat e Njeriut dhe lirinë e fjalës