Miliona lekë nga trafiku i drogës/ Sekuestrohen pasuritë e Habilajve

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sekeustrimin e pasurive të familjes Habilaj, anëtarët e së cilës janë të arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe në Itali.

Sipas njoftimit të dhënë nga GJKKO, pasuria që iu është sekuestruar familjes Habilaj kap shifrën e 82 milionë lekëve të rinj, dhe është e gjitha në qytetin e Vlorës.

Mësohet se pasuritë e tij janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për një ndërtesë me sipërfaqe 580 metër katror, 7 apartamente, një garazh, një truall me sipërfaqe me 580 metër katror dhe të tjera. Nga hetimet e SPAK rezulton se Moisi Habilaj dhe anëtarë të tjerë të bandës janë dënuar për disa vepra të rënda penale.

1 33

Exit mobile version