Nga Arif REXHMATI
Sot ministresha e rilindjes për punët e shëndetësisë, paska bërë një vizitë tek Spitali Rajonal Kukës, nuk e dimë nëse e ka vizituar spitalin apo veç administratën!
Se po të vizitojë ambjentet e spitalit do shohë katastrofën disa vjeçare të pavioneve të spitalit. Kjo gjendje mizerabël në të cilën ndodhet Spitali Rajonal është që nga viti 2019, gjendje e krijuar për gjoja rikonstruksionin e spitalit!
Zonja ministreshë, për sa kohë duhet të rikonstruktohet një spital, pse nuk bëhen transparencë për fondet dhe investimet?
Përse ky ofendim për qytetarët e Kukësit dhe të gjithë rajonit?
Përse u trumbetua aq shumë në fushatë për spitalin dhe nuk u bë asgjë? Apo fondet publike duhet të shkojnë për investime koncensionare jo funksionale siç ishte aeroporti i cili aktualisht është jo funksional?
Apo paratë shkojnë për asfaltimin e rrugës private të të emruarit në krye të Bashkise!?