Deklarata qesharake e pasurisë së Tahirit

Saimir Tahiri rezulton të jetë një ndër ish-ministrat më të pasur të Ramës, emri i të cilit është lakuar nga kokat e drogës si personi që fiton 5 milionë euro në muaj nga trafiku i drogës. Me katër vite në drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe gjithë trafikut të drogës drej Italisë dhe vendeve fqinjë, Saimir Tahiri me patjetër që është ndër më të pasurit në vend, pavarësisht se paratë i ka ndarë kokërr më kokërr me Ramën dhe bandat njëkohësisht. Por nëse i hedh një sy deklaratës zyrtare të pasurisë së Tahirit përballesh me një deklaratë të thatë në të cilën Tahiri shfaqet vetëm me rrogën e tij prej ministri, asaj kohe (deklarimi i 2016).
Portali Open Data zbardhi dje disa nga pasuritë e deklaruara nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2016 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, ILDKP. Nëse kërkon për deklarimin e pasurisë së Saimir Tahirit rezulton se ai është një deputet model apo ministër gjatë kohës së deklarimit, i cili mbahet me forcat e veta, me rrogën e shtetit e asgjë më shumë. Madje, në traditën e deklarimeve të Ramës, edhe në deklarimin e Tahirit rezulton bashkëshortja me më shumë të ardhura.
Megjithatë, ajo që spikat në deklarimin e pasurisë së Tahirit janë dy kredi të shlyera gjatë 2016, një prej të cilave është marrë enkas për të shlyer gjobat e marra si dënim nga gjykata për shpifje ndaj fëmijëve të ish-kryeministrit Berisha.
“Shlyer gjatë vitit 2016 -56 714 lekë për një kredi konsumatore, kredi e marrë me qëllim shlyerje të detyrimit sipas vendimit gjyqësor me palë të dëmshpërblyera Argita dhe Shkëlzen Berisha. Kredia është marrë më 28.09.2015 në vlerën totale 2 100 000 lekë, në datën 31 dhjetor 2016 rezulton pa paguar diferenca 253 535 lekë. Kredia është kthyer pasi nuk është realizuar qëllimi i saj dhe pas marrëveshjes me zyrën përmbarimore u vendos që detyrimi të shlyhet çdo muaj në llogaritë e paditësve”, thuhet në deklaratën e pasurisë së Tahirit.

Pasuria “modeste” e një ministri që fiton 5 milionë euro në muaj

Vetëm një palë syze të tij kushtojnë 10 mijë euro, dhjetëra mijëra të tjera kostumet e veshjet firmato për të mos folur më pas për automjetet dhe jetën luksoze në tërësi, por në deklarimin e pasurisë së tij, Tahiri shfaqet me llogaritë bankare “të pakësuara” dhe me shuma minimaliste, a thua Tahiri mezi paska mbyllur muajin, në pritje të rrogës.

Llogaritë e varfra të ministrit të drogës

Ai drejtoi prej katër vitesh trafikun më të madh të drogës që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Në çdo ngarkesë prej tonelatash që transportohej jashtë vendit nën monitorimin direkt të tij, Tahiri merrte përqindjen e majme. Por në deklaratën e tij shkruhet:
Gjendje e llogarisë së pagës më 31 dhjetor 65 958 lekë, pakësuar me 91 210 lekë.
Llogari bankare në emër të djalit është shtuar me 605 158 lekë.
Llogaria e kursimit nuk ka ndryshim gjendje, pjesa takuese 50%.
Gjendje llogari rrjedhëse, 3 381 lekë.
Gjendje llogari rrjedhëse, 200 lekë.
Gjendje llogari rrjedhëse, 1 200 lekë.

Bashkëshortja më e pasur se Tahiri

Bashkëshortja Fatlinda Tahiri të ardhura nga puna si pedagoge pranë Universitetit të Tiranës, FSHS, 1 044 527 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Satfarma shpk, 826 560 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura si drejtuese e bordit të qendrës TISS, 240 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna pranë Save the children, 3 210 euro.
Bashkëshortja të ardhura nga shitja e librit ku është bashkautore 150 000 lekë.
Bashkëshortja të ardhura si eksperte pranë CRCA 2 550 euro.
Bashkëshortja znj. Fatlinda Tahiri, gjendje llogari kursimi, shtuar me 900 euro.
Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare, shtuar me 52 497 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare, shtuar me 327 euro.
Bashkëshortja, gjendje llogari kursimi e pandryshuar.
Bashkëshortja, gjendje llogari kursimi çelur më 22.07.2016, 4 400 euro.
Bashkëshortja, gjendje llogari page, shtuar me 555 848 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogari page 403 510 lekë, shtuar me 224 578 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare 24-mujore çelur më 27.09.2016, 350 000 lekë.

Artikulli paraprakSeparatistët katalonjas kanë humbur mbështetjen e zgjedhësve
Artikulli tjetërDrejtuesit e policisë denoncuar nga SHISH për lidhjet me krimin