Qeveria akuzoi sot opozitën për grabitjen në Rinas se, bën politikë me ngjarjen, por deri më tani qeveria nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë ku është cënuar jo vetëm siguria e një prej portave kryesore hyrëse të Shqipërisë siç është Aeroporti i Rinasit, por edhe u grabitën 10 milion euro fati i të cilave nuk dihet ashtu si edhe autorët, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i ka shtruar disa pyetje qeverisë nëse ka ndonjë faj në grabitjen që ndodhi dhe si është e mundur që grabitësit janë aq të përpiktë në të dhënat që kanë.
“Ministri i Brendshëm fajëson opozitën, Ministria e Transportit fajëson Kinezët, Rama fajëson mediat, po qeveri ka??!!
Nëse është polic ai që ka qëlluar në drejtim të grabitësve duhet te dekorohet, akti i tij është shumëfish heroik kur mendon që çdo strukturë tjetër e sigurisë ka dështuar dhe kur drejtuesit e policisë vendosen në shërbim të krimit!
Ministri dhe drejtuesit e policisë i tradhetojne në detyrë punonjësit e ndershem te policise, drejtuesit e policise jane në përdorim të krimit dhe sherbetore te tij, ata i perulen dhe paguhen nga banditët!
Fakti që qeveria nxjerr një ministre dhe pohon skandalin duke e deleguar tek kinezët a thua se ka dështuar sistemi i kamerave jo policia e shtetit dhe strukturat e sigurisë në vënd jo vetëm që nuk amniston askënd por tregon papergjegjshmërinë deri në dhimbje!
Nuk ka përgjegjësi pa ndëshkim!
Të pranosh dështimin nuk është baraz me të marrësh përgjegjësinë.
Banditët kanë rriskuar jetën e qindra qytetarëve, duke hyrë deri në avion dhe askush nuk i ndali!
Pyetjet që ngrihen janë themelore:
– Si mundet që në aeroport ndërkombëtar hyjnë dhe dalin banditë sikur të jenë në selinë e rilindjes?!
– Si ka mundësi që banditët e dinë ekzaktesisht se kur ka shuma kaq marramëmdëse?!
– Si e dinë bandat se ku hyjnë më lehtësisht në aeroport?
-Si ka mundesi qe policise i ikin nga sytë grabitësit nderkohe qe sipas ministrise grabitesit janë qëlluar me armë?!
– si mund të mos zbulohen 10 milion Euro dhe tre njerez te armatosur ne nje territorr kaq te vogel?
-Si ka mundësi që ndodhin grabitje përherë para datës se dekretuar të zgjedhjeve?!
Gjithe ngjarja bie erë të fëlliqur, akoma më shumë kur eshtë ngjarje e perseritur!
MB nuk ka stradegji per luften ndaj krimit, pasiguria e qytetareve është në nivele alarmante, nese sulmohet aeroporti që është zona me e mbrojtur, imagjinoni pronat dhe jetët e qytetareve ne banesa apo në biznese se sa lehtesisht mund te goditen!
Kjo ngjarje më së paku tregon që krimi është ne revansh dhe nuk ka frikë nga shteti ose më së shumti tregon dorezimin e sovranitetit tek bandat dhe bashkepunimi me to deri ne përfshirje të strukturave të qeverisë në grabitje”, shkruan Salianji.