Ministri i Brendshëm italian: Lidhjet e “Sacra Corona Unita” me Shqipërinë

“Mafia italiane po furnizohet gjithnjë e më shumë me drogë nga Shqipëria. Në provincën e Brindisit mund të konsolidohen më tej marrëdhëniet ndërmjet mafies lokale dhe grupeve të organizuara shqiptare për importimin e sasive të mëdha të drogës. Afërsia me Kalabrinë mund të favorizojë përdorimin e kanaleve të furnizimit të ofruara nga klanet mafioze”.
Është ky pohimi i ministrit të Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano, i cili ka folur në Parlament për rritjen e mafias pulieze “Sacra Corona Unita”. Raporti i referohet aktivitetit të DIA-s italiane (Drejtoria e Investigimit Antimafia) dhe tregon gjendjen e raportuar në gjysmën e dytë të vitit 2015.
Sipas raportit të Alfanos, të rinjtë e angazhuar nga mafia pulieze janë pajisur edhe me armë.
Në zonën e Brindisit, tentakulat e SCU kontrollojnë tregun e drogës, duke rivendosur kanalet e vjetra të kontrabandës së cigareve me brigjet e përtejme të Adriatikut, me kontakte të rifreskuara në Vendin e Shqiponjave.
Të dhënat e mbledhura në terren janë konfirmuar edhe nga rrëfimet e ish-mafiozëve të penduar Ercole Penna, nga klani i mesanjezëve dhe Sandro Campana nga klani i tuturanezëve, dy trungjet e SCU (Sacra Corona Unita)”, shkruan “BrindisiReport”.
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, dy grupimet e SCU-së kanë rënë në kompromis për menaxhimin e trafiqeve të paligjshme, në radhë të parë të lëndëve narkotike.

Artikulli paraprak“Dc Leaks”: Soros arkitekti i çdo grushti shteti
Artikulli tjetërDiskriminimi i qeverisë, Shkodra merr më pak fonde se Maliqi dhe Roskoveci