Ministri Lleshaj injoron Parlamentin, nuk pranon të paraqitet në komision!

Deputetët e opozitës thirrën dje në një interpelancë urgjente ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për ndërhyrjen e policisë në fakultete.
Por ministri i Brendshëm nuk ka pranuar që të paraqitet në komision, ndërkohë që as deputetët e maxhorancës nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.
Deputetja Albana Vokshi u shpreh se bojkotim për të disatën herë dhe refuzim i Ministrit të Brendshëm për tu paraqitur për një çështje shumë problematike, akt antikushtetues.
“Refuzimi i ministrit një fyerje e rëndë për Kuvendin dhe deputetët e komisionit”, u shpreh Vokshi.
Nga ana tjetër ministri Sandër Lleshaj me anë të një njoftimi drejtuar deputetëve të opozitës shkruan se nuk është dot i pranishëm për shkak të agendës.
Më tej Lleshaj i ka bërë vërjetje deputetëve ku thekson se duhet që ftesat të mbërrijnë në kohën e përshtatshme, më qëllim që ato të përfshihen me përparësi në agendën zyrtare.
“Duke ju falenderuar për ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe mjetet Informimit Publik me duhet t’ju bëj me dije se për shkak të angazhimeve të tjera të parashikuara në agendë, e kam të pamundur pjesmarrjen.
Lutem që të mbani në konsideratë që, në rastet e tjera kur prania e Ministrit të Brendshme në mbledhjet e komisionit konsiderohet nevojshme, duhet që ftesat të mbërrijnë në kohën e përshtatshme, më qëllim që ato të përfshihen me përparësi në agendën zyrtare”, shkruan Lleshaj.

vokshi 2

Exit mobile version