Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu ka deklaruar se qeveria po përgatitet seriozisht për një tërmet të fuqishëm në Stamboll, qyteti më i rëndësishëm ekonomik i këtij vendi. Ai i bëri këto deklarata gjatë një interviste televizive.
“Presim një tërmet me magnitudw 7.5 të shkallës rihter në Stamboll. Ne jemi duke punuar seriozisht për skenarin e mundshëm të tërmetit “, deklaroi Soylu për televizionin CNN të Turqisë. Soylu u shpreh se masat kanë nisur të merren që në shtator kur Stambolli u përball me një tërmet 5.8 të shkallës rihter.
“Ky është një studim shumë i ndërlikuar, duke mbuluar gjëra që duhet të bëjmë për të mbrojtur thesaret kombëtare në Pallatin Topkapi e deri tek nevojat e qytetarëve”, shtoi Soylu.