Ministri ynë qenka në tufë me mafien

Kemi kap 2 avionë me drogë, 500 kanë fluturuar”, kështu është shprehur deputeti Dashamir Shehi.
Në një fjalim me tone të forta në Kuvend, Shehi ka akuzuar jo vetëm për përfshirje të policisë në trafik e kultivim droge, por edhe për kthimin e një pjese të shtetit në vetë mafie. ‘Në Lazarat droga është mbjellë me dëshirën dhe nën kontrollin e policisë, por tani është mbjellë me dëshirën dhe kontrollin e kësaj policie, por do mjaftonin dy raste, kemi kap 2 avionë që janë rrëzuar, bëj hesap kur kanë rënë dy 500 kanë fluturuar. Nëse sot mburremi që ska më drogë të mbjellë, sigurisht që s’ka, se u mboll me hektarë sikur ishte misër, fshatarët tanë s’janë budallenj, aty ka drogë të eksportojnë edhe 2 vjet të tjera. Ka raste si ky yni, kur një pjesë e shtetit bëhet mafie vetë. Duhet të shkëpusim lidhjet e policisë me qarqet kriminale që vijnë nga politika”, tha ai.

Sipas Shehit, u deshën përgjimet që shqiptarët të merrnin vesh “që ministri ynë qenka në tufë me mafien, çunat e policisë do ishin duke u lavdëru, por i përgjuan dhe morëm vesh për herë të parë që çunat dhe shefat e çunave qenkan deri në fyt. Edhe kur u hoqën na doli ish-ministri i Brendshëm me spaletat e shtetit mbanin tabela që të rrojë ministri i PS ca suksesi pati ky, ku ka bërë vaki që ministri të hiqet si i dyshuar e të dalin në oborr të shkollës së policisë me spaletat e shtetit, policët për ta mbrojtur”.
Duke iu përgjigjur deputetes së PS-së, Spiropali, ai theksoi se “Asnjë prej nesh nuk do ta shohi vendin mafie, që kur të kalojmë kufirin të na ndalojnë, por ja që po ndodh, nuk na ndodh në kufirin Austri -Gjermani, ta kalosh Ballkanin është kalvar, se dyshimi është permanent për makinën me targë shqiptare. Në 2013 ne me Britaninë kishim 3 oficerë, sot kemi 8; Me Francën kishim 1, tashti janë bërë 4 kontrollojnë shqiptarët e shkretë drogaxhinjtë dhe hallexhinjtë; Me gjermanët kishim një oficer në Kosovë e kanë prurë këtu, po rivendoset kufiri i vizave. 24 oficerë Frontexi, Europa po na rrethon edhe falë Zotit se mund të na rrethonin gjëra më të zeza. Marrëveshja me Frontex është bërë politike, jemi në syrin e Evropës”, tha Shehi.

Artikulli paraprakAlibeaj: Vetingu në polici përmes një ligji katrahurë
Artikulli tjetërTallja e Ramës me vettingun në polici